Vetëvrasje në Bellanicë të Malishevës
30.04.2026
Një rast vetëvrasjeje është raportuar pasditen e sotme në fshatin Bellanicë të Malishevës. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:50 është pranuar informacioni për ngjarjen që ka ndodhur në rrugën “Lavdi UÇK-së”.
Foto: Ilustrim
Viktima është identifikuar si një mashkull kosovar, V.H., rreth 52 vjeç. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.
Autoritetet kanë nisur procedurat e zakonshme dhe pritet të japin informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve.
