Magjistralja Prizren – Suharekë, gjobiten 4 shoferë për drejtim të automjetit me patentë shoferë të skaduar

17.04.2024

Më datë 16.04.2024 NJRTRR Prizren, ne një pikë kontrolli ne magjistralen Prizren-Suharekë ka identifikuar kundërvajtësit ne trafik me afat skadim të vlefshmërisë se patentë shoferit, në mesin e të cilëve edhe shofer të autobusëve.

Magjistralja Prizren – Suharekë, gjobiten 4 shoferë për drejtim të automjetit me patentë shoferë të skaduar Foto: Ilustrim

Në këtë rast kundërvajtësit që kanë drejtuar mjetet motorike me afat te skaduar për kategoritë përkatëse ndaj këtyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

Gjithashtu Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe numrat kontaktues:192 dhe 029 244 355. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.