LVV
PDK
LDK
AAK

Kurti uron gjeneratën e re të policisë: “Po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale”

para 18 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar solemnisht gjeneratën e 61-të të Policisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në shërbim të vendit.

Kurti uron gjeneratën e re të policisë: “Po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale”

Në ceremoninë e diplomimit, Kurti i ka përshëndetur të diplomuarit e rinj, duke i ftuar të marrin përsipër detyrën e mbrojtjes së ligjit dhe të qytetarëve.

“Ka shumë mënyra për t’i shërbyer vendit, por nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa të veshësh uniformën policore,” u shpreh Kurti. Ai theksoi se me këtë diplomim, të rinjtë po i bashkohen një kategorie të veçantë institucionale që ka për detyrë të mbajë rendin dhe të sigurojë drejtësinë.

Kryeministri Kurti vlerësoi përbërjen e kësaj gjenerate, duke theksuar se ajo pasqyron diversitetin e shoqërisë kosovare. Me 462 anëtarë, prej të cilëve 56 janë gra dhe 79 serbë, 21 boshnjakë e të tjerë kjo gjeneratë demonstron angazhimin për të ndërtuar një polici më inkluzive dhe reprezentative.

“Struktura gjinore dhe etnike e kësaj gjenerate tregon edhe vetë strukturën e shoqërisë sonë dhe politikën tonë,” u shpreh Kurti, duke shtuar se kjo shpërfaq suksesin e integrimit të komuniteteve jo shumicë në institucionet e sigurisë.

Kurti theksoi se qeveria e ka prioritet forcimin e Policisë së Kosovës. Në katër vitet e fundit, janë diplomuar mbi 2475 policë të rinj, duke tejkaluar qëllimin e fillimit për 2000 policë të rinj. Ky investim, sipas Kurtit, ka për qëllim të përmirësojë sigurinë dhe të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët.

“Në Policinë e Kosovës shërbejnë 1 mijë e 247 vajza dhe gra me grada të ndryshme, kurse nga sot po bëhen 1 mijë e 303 zyrtare policore,” tha Kurti, duke theksuar rritjen e numrit të femrave në polici.

Etiketat

Ofertat e fundit