Kërcënoi prokurorin në rrjete sociale, arrestohet në aeroportin e Prishtinës

29.12.2024

Një person i dyshuar për kërcënim të një prokurori shteti përmes rrjeteve sociale është arrestuar nga autoritetet e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Prishtinës, ku i dyshuari është kapur nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari, një shtetas kosovar, është identifikuar dhe arrestuar pasi që dyshohet se ka bërë komente kërcënuese në drejtim të një prokurori shteti, përmes një rrjeti social.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa të vazhdojnë hetimet për këtë rast.