Katër burra dhe një grua sulmohen me mjete të forta në Gjakovë, të dyshuarit në arrati

07.05.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona, katër burra dhe një grua pas një mosmarrëveshje verbale,  janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Katër burra dhe një grua sulmohen me mjete të forta në Gjakovë, të dyshuarit në arrati Foto: Ilustrim

Rasti ka ndodhur të hënën në Gjakovë, në ora 13:50.

“Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre)”, thuhet në raport.

Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.