Bastisje në Bërnjak, deklarohet Policia: I pranishëm edhe Sveçla
03.02.2024
Policia e Kosovës ka nisur sot një bastisje në fshatin Bërnjak të Zveçanit, ku po kontrollohet një objekt i ish- fabrikës së gozhdëve.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani tha se prezent është edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa shtoi se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme sot.
“Sot ministri i punëve të brendshme e ka vizitu ish fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-s. Asgjë e jashtëzakonshme sepse policia me dhjetra here ka qenë aty. Nuk ka diqka tjetër me theksu“, tha Elshani.