Arrestohet një person në Leposaviq, kapet duke kaluar ilegalisht kufirin me 14,000 euro dhe materiale për mobilje
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet dhe ka arrestuar një person në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, i cili dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet një sasi e konsiderueshme parash dhe materiale kontrabandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së shtunë, kur Policia ndaloi një automjet të tipit VW Sharan me targa serbe. Automjeti drejtohej nga M.B., një shtetas serb i lindur në vitin 1980, i cili kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në territorin e Kosovës.
Gjatë kontrollit, Policia dhe Dogana e Kosovës gjetën brenda automjetit:
- 13,992 euro
- 17,880 dinarë serbë
- Materiale për mobilje në vlerë prej 600 euro.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Automjeti, paratë dhe mallrat e kontrabanduara janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejshme. Hetimet vazhdojnë nga njësitë përkatëse të Policisë dhe Doganës së Kosovës.