Aksident trafiku në Dubravë të Suharekës, Policia në vend të ngjarjes
para 49 dite
Një aksident trafiku është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Dubravë të Komunës së Suharekës.
Sipas dëshmitarëve okularë, në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në QKMF në Suharekë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
SuharekaOnline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë rast.
Etiketat
Prizren, kërcënoi viktimën e fajdës që të ndryshojë deklaratën, arrestohet në Merdarë
Policia para 9 ore
Arrestohet një i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike në Prizren
Policia para 10 ore
Policia: Zjarri në Suharekë ka marrë përmasa të mëdha, u eliminua rreziku që ai të përhapet
Policia para 3 dite