Aksident me pasoja tragjike – Vdes një 10-vjeçar, shoferi 16 vjeçar ndalohet nga policia

06.10.2025

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kamenicë.

Si pasojë e një aksidenti në trafik, një 10-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur më 05 tetor 2025, rreth orës 18:30, në aksin rrugor lokal që lidh fshatin Novosellë me fshatin Karaqevë të Poshtme, kur një automjet i tipit “BMW 320”, që drejtohej nga E. Rullani (16 vjeçar), ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mos­përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. 

Si pasojë e përplasjes, pasagjeri L.B, i lindur më 2015, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, A.M rreth 20-vjeçar, janë lënduar dhe janë dërguar fillimisht në QMF Rogaqicë, e më pas në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ku kanë marrë trajtimin mjekësor dhe janë liruar.

Me rastin është njoftuar Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë për procedura të mëtejshme ligjore.