Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.
Foto: Ilustrim
Sipas pamjeve një kamion duket se ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, është lënduar një person. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.