1.
Aksident i rëndë në autostradë, rrokulliset një kamion – humb jetën shoferi
15.12.2025
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në segmentin afër autostradës, në fshatin Mazgit, ku një kamion është rrokullisur për shkaqe ende të panjohura.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se shoferi i kamionit ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet për gjendjen e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe hetuesisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te ky aksident.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve zyrtare.