Zhegrova në mesin e Top 5 dribluesve të ligave më të forta evropiane

02.05.2024

Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë.

Zhegrova në mesin e Top 5 dribluesve të ligave më të forta evropiane Foto: Edon ZHEGROVA of Lille before the Ligue 1 Uber Eats game between Marseille and Lille at Orange Velodrome on January 16, 2022 in Marseille, France. (Photo by Johnny Fidelin/Icon Sport)

Ylli kosovar e ka marrë në dorë ekipin e Lillet, ku është bërë lojtar vendimtar, ndërsa po kontribuon me gola dhe me asistime.

Por, 25 vjeçari po i shfrytëzon për mrekulli edhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe talentin për t’i dribluar lojtarët kundërshtarë.

“Sports Brief” e ka zbuluar renditjen e dribluesve më të mirë në Top 5 ligat më të forta evropiane dhe në këtë mes gjendet edhe “Messi i Kosovës”.

Zhegrova e gjen veten në vendin e pestë prapa liderit të renditjes, ganezit të West Ham Unitedit, Mohamed Kudus (103 driblime të suksesshme), Leroy Sants së Bayern Munichut (93 driblime të suksesshme), brazilianit të Gironës, Savio (91 driblime të suksesshme) dhe argjentinasit të Frosinones, Matias Soule (90 driblime të suksesshme).