Zhegrova në formë të lartë, shënon sërish

07.05.2024

Lille dhe Lyon po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit francez.

Zhegrova në formë të lartë, shënon sërish Foto: Ilustrim

Pas 45 minutave Lille po udhëheq me rezultat të pastër 2-0, ku njërin prej golave e shënoi ylli kosovar Edon Zhegrova.

Zhegrova shënoi në minutën e 37-të për të dyfishuar epërsine Lille, me një gol i cili e la pa asnjë gjasë të reagojë portierin mysafir.

Ky ishte goli i gjashtë i Zhegrovës këtë edicion në Ligue 1, teksa ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.

Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Zhegrovës në Francë, pasi paraqitjet e tij fantastike këtë edicion kanë bërë që për të të interesohen një numër i madh klubesh evropiane.