Para 80 mijë tifozëve – Ky është momenti i prezantimit të Kylian Mbappe në ‘Bernabeu’
16.07.2024
Kylian Mbappe është prezantuar para 80 mijë tifozëve që janë mbledhur në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ceremoninë e organizuar për sulmuesin francez.
Një dokumentar i shkurtër është transmetuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” para se Mbappe të prezantohet me fanellën e Real Madridit.
Mbappe ka nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2029.
Me këtë kontratë ai pritet të fitojë 150 milionë euro.
25-vjeçari francez do të mbajë fanellën me numrin 9, të cilën e mbajtën legjendat si Ronaldo i vjetër, Cristiano Ronaldo dhe së fundmi edhe Karim Benzema.
Kylian Mbappé entre dans le Stade Santiago-Bernabéu ! pic.twitter.com/wUTVYhnc5i— la chaine L’Équipe (@lachainelequipe)July 16, 2024