Orari dhe kundërshtari i radhës i Akil Gjakovës në misionin drejt medaljes
Xhudisti ynë, Akil Gjakova, ka arritur që ta tejkalojë me sukses edhe pengesën e radhës, duke mposhtur kështu italianin Manuel Lombardo, për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale.
Gjakova arriti që ta fitojë këtë duel në ‘golden score’ pas tri gabimeve që gjyqtari i dha xhudistit italian.
Për të arritur deri në këtë fazë, Gjakova fillimisht mposhti në raundin e parë brazilianin Daniel Cargnin.
Ndërkohë në raundin e dytë, ai u përball me austriakun Samuel Gassner, të cilin arriti ta mposhtë me Ippon.
Teksa e ndan vetëm edhe një fitore për t’u stolisur me medalje, Akili tani do të ketë punë në gjysmëfinale me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.
Blloku final i kësaj gare do të nis me fillim nga ora 16:00, ndërsa për orarin e saktë të përballjes së Gjakovës, do t’iu njoftojmë me kohë.