Laurinë Gashi siguron medaljen e bronztë për Kosovën në Kupën Evropiane të xhudos
Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për juniorë, e cila u zhvillua në Paks të Hungarisë.
Gashi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Pas humbjes në duelin e parë ndaj rusisë Valeria Kozlova, xhudistja kosovare vazhdoi garën përmes repesazhit, ku shënoi tri fitore radhazi për të siguruar vendin në podium.
Ajo triumfoi ndaj kundërshtareve nga Hungaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Suedia, duke e përmbyllur garën me medalje të bronztë.
Në këtë garë, Kosovën e përfaqësuan edhe tre xhudistë të tjerë, por ata nuk arritën të siguronin medalje.
Kupa Evropiane konsiderohet një nga garat më të rëndësishme për xhudistët e rinj, duke shërbyer si një mundësi e madhe për zhvillimin dhe afirmimin e talenteve të reja.
