Faqja zyrtare e Ligue 1 për Zhegrovën: Mbajeni në mend

09.02.2024

Nuk ka asnjë dyshim që Edon Zhegrova po kalon një sezon mbresëlënës me Lille.

Faqja zyrtare e Ligue 1 për Zhegrovën: Mbajeni në mend Foto: Ilustrim

Ylli kosovar në të gjitha garat këtë sezon numëron 30 paraqitje, tetë gola dhe nëntë  asistime, shkruan Gazeta Express.

Vëmendje atij po i kushtohet edhe nga Ligue 1 e Francës.

Faqja zyrtare e kampionatit francez ka bërë një tjetër postim të veçantë për 24-vjeçarin.

“Mbajeni mend. EDON ZHEGROVA”, thuhet në postimin e sotëm, që u shoqërua gjithashtu me flamurin e Kosovës.