Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo – në super formë para Lojërave Olimpike

25.04.2024

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zgreb të Kroacisë, duke mposhtur Odette Giuffrida.

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo – në super formë para Lojërave Olimpike Foto: Ilustrim

Xhudistja jonë luftoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke ia dalë që të mposhtë kundërshtarën e saj të vjetër.

Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa në çerekfinale ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Megjithatë, Distria nuk u ndal me kaq, pasi ishte e fortë edhe në gjysmëfinale, duke mposhtur rivalen e saj nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Pas kësaj fitore, xhudistja 28-vjeçare kaloi në finale dhe siguroi medaljen e artë në Kampionatit Evropian për senior, duke triumfuar në “Golden Score”.

Kjo është një shenjë se Distria është në super formë para Lojërave Olimpike që mbahen këtë verë në Paris.