Bayerni humb nga skuadra modeste, Tuchel: Shpresojmë të rikthehemi

19.02.2024

Bayerni asesi të këndellet nga humbjet, sot skuadra e Tuchel ka pësuar humbje nga Bochum.

Bayerni humb nga skuadra modeste, Tuchel: Shpresojmë të rikthehemi Foto: Ilustrim

Bayerni u mposht nga Bochum me rezultatin final në 3:2 në një ndeshje të zhvilluar në kuadër të xhiros së 22’të në Bundesligë, raporton Sinjali.

Tuchel foli pas ndeshjes, ku tha se ata u përpjekën për të fituar sot, por nuk e di se si ndodhi e gjithë kjo.

Pas kësaj humbje ai e mendon edhe shkarkimin, por si duket një gjë e tillë nuk do të ndodh nga skuadra bavareze, pasi ata duan që ta kalojnë këtë krizë me Tuchelin.

“Nëse më pyet mua, unë ende besoj plotësisht se unë dhe stafi stërvitor mund t’i kthejnë gjërat – po”. “Presion në rritje? Kjo ndodh pas çdo humbjeje. Por sot ne kurrë nuk u ndalëm, kurrë nuk u ndalëm duke u përpjekur”, tha ai.