Kontrata Kolektive, vetëm këtë vit Drenasit i kushtoi 3 milionë e 89 mijë euro

04.11.2024

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se si shkak i kontratës kolektive ka dorëzuar padi ndaj dy ministrave të Qeverisë Kurti.

Kontrata Kolektive, vetëm këtë vit Drenasit i kushtoi 3 milionë e 89 mijë euro

Javë më parë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bëri të ditur se ka bërë padi ndaj dy ministrave të shëndetësisë dhe të arsimit për dëmet e kontratave kolektive.

Lladrovci për Ekonomia Online tha se ka paguar një çmim të madh të kontratave kolektive, ku deri në këtë moment janë marrë 3 milionë e 89 mijë.

Tutje, ai tha se qeveria e ka për obligim t’i sistemojë pagat.

“Komuna e Drenasit ndër vite ka paguar një çmim të madh të kontratave kolektive. Vetëm këtë vit, deri në këtë moment 3 milionë e 89 mijë na i kanë marrë. E keqja është se ne po mbesim, po na i marrin ashtu ku më së shumti po na dhemb në investime kapitale. Nuk rrezikojmë ne sepse tashmë jemi në muajin e 11-të dhe muaji i 12-të, e ka obligim për pagat qeveria që t’i sistemoj. Më 13 shtator e kemi mbajt një mbledhje të jashtëzakonshme të të hyrave vetanake, ku i kemi alokuar, i kemi marrë vendimet, i kemi dërguar në qeveri. Dhe qeveria na e ka kthyer pas 28 ditëve që i bie të premten, kur më nuk mundemi që t’i alokojmë ato mjete dhe që ato për t’u krijuar mundësia që të na llogariten që ne nuk e kemi shpenzuar buxhetin pastaj, kështu që na e ka kthyer, por nuk na vyejnë veç ishalla i merr kontrata kolektive”, ka thënë ai.

Etiketat

Ofertat e fundit