Inflacioni, në tetor u rritën çmimet e kafes, çajit, biletave të fluturimit

08.11.2024

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me muajin tetor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin tetor 2024.

Inflacioni, në tetor u rritën çmimet e kafes, çajit, biletave të fluturimit

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 %  në muajin Tetor 2024 krahasuar me muajin Tetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe  nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (11,3%), biletat e fluturimeve (10,9%), shërbimet financiare (9,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,1%), pijet alkoolike (3,7%), qumështi, djathi dhe vezët (3,6%), mishi (3,1%), duhani (3,0%), kujdesi personal (2,9%), veshje (2,4%), buka dhe drithërat (1,7%) dhe shërbimet hoteliere (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-14,0%), blerja e automjeteve (-3,6%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-2,3%), këpucë (-1,9%), perimet (-0,6%) dhe gjërat personale (-0,4%) dhe me një ndikim prej -1,3 për qind në IHÇK-it.

Tetor 2024 / Shtator 2024   0,2 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2 %  në muajin Tetor 2024 krahasuar me muajin Shtator 2024 Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe  nëngrupet e COICOP-it: perimet (4,7%), qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve (-5,6%) me një ndikim prej 0,1 për qind në IHÇK-it.

Etiketat

Ofertat e fundit