Zyrtari i një banke në Prizren has në para të falsifikuara, policia po e heton rastin
- 14.01.2023

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.
Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.
Në para të falsifikuara është hasur edhe në Prizren ku rastin nëpolici e ka raportuar një zyrtar i një banke, duke deklaruar se kanë pranuar një kartëmonedhë në vlerë prej 50 euro, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim, ndërsa kanë shtuar se rasti është duk u hetuar.
“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 13.01.2023 – 13:30. Nga një zyrtar i një banke është raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.