Zhduket një djalë në Prizren

05.11.2022

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren se djali i tij është zhdukur. Policia e Kosovës në Prizren në raportin 24 orësh ku përfshihen rastet që janë raportuar nga qytetarët ka njoftuar se një person nga qyteti i Prizrenit me datë 27 tetor të këtij viti ka raportuar se djali i tij […]

Zhduket një djalë në Prizren Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren se djali i tij është zhdukur.

Policia e Kosovës në Prizren në raportin 24 orësh ku përfshihen rastet që janë raportuar nga qytetarët ka njoftuar se një person nga qyteti i Prizrenit me datë 27 tetor të këtij viti ka raportuar se djali i tij është zhdukur, shkruan SuharekaOnline.

Personi në fjalë sipas raportit të policisë thuhet se ka deklaruar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe se deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia poashtu ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime.” thuhet në raportin e policisë.