Vrasje në tentativë në Korishë të Prizrenit

29.07.2022

Me datë 28 Korrik 2022 rreth orës 16:15, Stacioni Policor Prizren VERI është informuar se në fshatin Korishë, Prizren, një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një viktime. Me të marr informatën, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në vend ngjarje. Është bërë sigurimi i vendit të […]

Me datë 28 Korrik 2022 rreth orës 16:15, Stacioni Policor Prizren VERI është informuar se në fshatin Korishë, Prizren, një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një viktime.

Me të marr informatën, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në vend ngjarje.

Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes , e me pas edhe mbledhja e provave dhe dëshmive të nevojshme.

Nga informata e para policia ka kuptuar se një i dyshuar nga fshati Korishë (25 vjeçar) pas një incidenti të çastit, ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës.

Nga e shtëna me armë nuk ka pas viktima e as të lënduar.

Policia ka identifikuar të dyshuarin e pas kontakteve ai është vetë dorëzuar bashkë me armën.

Lidhur me rastin është sekuestruar një armë, një karikator, tre fishek dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.