Vrasja në Prizren, Këshilli Prokurorial kërkon raport për “Kobrën”: Çdo lëshim eventual do të sanksionohet
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njoftoi këtë të premte se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”. Sipas njoftimit, ky raport është kërkuar menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren […]
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njoftoi këtë të premte se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”.
Sipas njoftimit, ky raport është kërkuar menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Hoxhaj.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Rikujtojmë se Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të enjten ka publikuar analizën “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”, ndërsa thuhet se Dibran Hoxhaj, i dyshuar për vrasjen në Prizren ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë, ndërsa të gjitha ishin dënime me kusht e me gjobë dhe në asnjë prej aktgjykimeve nuk ishte dënuar me burgim efektiv.