Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat hynë me forcë në një shtëpi vjedhin stoli ari e para të gatshme
Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës. Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar […]
Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.
Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.
Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.
Një rast i tillë është raportuar të dielën rreth orës 21:37 në Stacionin Policor në Prizren.
Sipas deklaratës së ankuesit në polici bëhet e ditur se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij ku edhe kanë vjedhur një sasi stoli ari në vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe kanë shkaktuar dëme në derë dhe dritare.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se rasti në fjalë është në procedurë hetimore.