Vjedhje e rëndë në Korishë, hajnat hyjnë në pesë shtëpi e vjedhin para dhe stoli ari

01.08.2022

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në raste të ndara pesë ankues meshkuj kosovarë, kanë raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar nëpër shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe në një shtëpi një armë gjuetie. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në […]

Vjedhje e rëndë në Korishë, hajnat hyjnë në pesë shtëpi e vjedhin para dhe stoli ari Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në raste të ndara pesë ankues meshkuj kosovarë, kanë raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar nëpër shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe në një shtëpi një armë gjuetie.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Korishë të Prizrenit, rreth orës 01:56.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“VJEDHJE E RËNDË / Fsh. Korishë, Prizren 31.07.2022-01:56– Në raste të ndara pesë ankues meshkuj kosovarë, kanë raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tyre dhe nga shtëpitë kanë vjedhur, para të gatshme, stoli ari dhe në një shtepi një armë gjuetie. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin e PK-së.