Vidhet arka dhe sasi e madhe e mishit në një mishtore në Prizren

13.10.2022

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën. Rasti raportohet të ketë […]

Vidhet arka dhe sasi e madhe e mishit në një mishtore në Prizren Foto: Ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 04:08 në Prizren.

Nuk është raportuar vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“VJEDHJE E RËNDË / Prizren 12.10.2022 – 04:08. Raportohet se në lokalin mishtore,  pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë  depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën. Nuk raportohet vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.