LVV
PDK
LDK
AAK

Vetëm javën e kaluar u dënuan 100 operator ekonomikë për mosrespektim të masave anti-COVID

16.10.2021

Përkundër kësaj, masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë akoma në fuqi. Edhe pse u kërkua që disa prej tyre të lirohen, në takimin e fundit të MSH-së, MAPL-së, me kryetarët e komunave, nuk u ndryshuan ato. Në anën tjetër, procesi i vaksinimit është duke vazhduar.  […]

Vetëm javën e kaluar u dënuan 100 operator ekonomikë për mosrespektim të masave anti-COVID

Përkundër kësaj, masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë akoma në fuqi.

Edhe pse u kërkua që disa prej tyre të lirohen, në takimin e fundit të MSH-së, MAPL-së, me kryetarët e komunave, nuk u ndryshuan ato.

Në anën tjetër, procesi i vaksinimit është duke vazhduar. 

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi ka bërë të ditur se shqiptimi i gjobave për personat dhe bizneset është duke vazhduar për ato që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19, masa që kanë për qëllim kontrollin, luftimin dhe parandalimin e këtij virusi.

Ai në një prononcim për IndeksOnline ka konfirmuar se gjatë javës se kaluar në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar mbi 100 gjoba vetëm për operator ekonomikë.

Thaçi tha se mbikëqyrje më të rreptë për respektimin e këtyre masave është bërë në sektorin e gastronomisë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Sanitar ka vazhduar kontrolli për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 01/35 të datës 12.09.2021 dhe Nr. 01/37 të datës 24.09.2021 qe ka hyrë ne fuqi nga data 27.09.2021.

Për ndalimin e grumbullimit të njerëzve mbi numrin e lejuar gjithmonë duke plotësuar kushtet e vendimit, ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qytetar respektimin e orarit të punës, mos lejimin e tejkalimit të numrit të personave në hapësirat të mbyllura duke përfshire edhe mbikëqyrjen e posedimit të certifikatës se vaksinimit apo testin PCR siç kërkohet ne vendim për stafin e operatorëve ekonomik dhe klientët qe shërbehen ne hapësira të mbyllura.

Mbikëqyrje me e rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë,  vlerësuar si pik kritike kontrolli, hapësira ku kontakti mes njerëzve është me i afërt.

 Arsyet e gjobitjes kanë qen të ndryshme. Secila pikë e vendimit qe është shkelur janë ndëshkuar”, ka thënë Thaçi.

Etiketat

Ofertat e fundit