Vetaksident në Prizren – Vetura rrokulliset dhe përplaset në një mur, pasagjeri dërgohet në QKUK

04.01.2023

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik. Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëm rreth orës 23:00 edhe në qytetin e Prizrenit, raporton SuharekaOnline. Sipas informacioneve bëhet e ditur se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e […]

Vetaksident në Prizren – Vetura rrokulliset dhe përplaset në një mur, pasagjeri dërgohet në QKUK Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëm rreth orës 23:00 edhe në qytetin e Prizrenit, raporton SuharekaOnline.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën, del jashtë rrugës duke u rrokullisur, i njëjti thuhet se është përplaset në një mur.

Si pasoj e aksidentit pasagjeri (mashkull) ka pësuar lëndime trupore dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.