Vdes 55 vjeçari nga Prizreni, u godit nga rrufeja

03.06.2022

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Nga policia kanë bërë të ditur se si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur […]

Vdes 55 vjeçari nga Prizreni, u godit nga rrufeja Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Nga policia kanë bërë të ditur se si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.

Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Fsh. Petrovë, Prizren 02.06.2022 – 16:32. Viktima mashkull  kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.