U kërcënua nga kunati se do t’ia lëndonte fëmijët, viktima e lajmëron policinë dhe shkon e shqetësuar në spital

26.11.2022

Rastet e kërcënimeve në Kosovë po raportohen çdo ditë nga viktima të ndryshme. Ato po ndodhin në forma të ndryshme nga njëra tjetra. Në Stacionin e Policisë në Prizren gjatë ditës së premte nga një femër është raportuar një rast i tillë, shkruan SuharekaOnline. Sipas policisë viktima rreth orës 13:45 ka lajmëruar policinë se kunati […]

U kërcënua nga kunati se do t’ia lëndonte fëmijët, viktima e lajmëron policinë dhe shkon e shqetësuar në spital Foto: Ilustrim

Rastet e kërcënimeve në Kosovë po raportohen çdo ditë nga viktima të ndryshme. Ato po ndodhin në forma të ndryshme nga njëra tjetra.

Në Stacionin e Policisë në Prizren gjatë ditës së premte nga një femër është raportuar një rast i tillë, shkruan SuharekaOnline.

Sipas policisë viktima rreth orës 13:45 ka lajmëruar policinë se kunati i saj në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike mbi viktimën.

Të premtë në polici viktima është lajmëruar e shqetësuar pasi kunati i saj e ka kërcënuar duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.

Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.