Tre policë theren me thikë në Prizren

17.09.2022

Tre policë janë therur me thikë nga një person në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është i dhunshëm. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se […]

Tre policë theren me thikë në Prizren Foto: Ilustrim

Tre policë janë therur me thikë nga një person në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është i dhunshëm.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe njëri ëshjtë duke u trajtuar në QKUK

“Rrreth orës 17:00, anëtarët e familjes, kanë thirrë policinë se një anëtar i tyre ka qenë i dhunshëm. Patrulla policore ju ka përgjigj rastit. I dyshuari ka qenë i dhunshëm edhe ndaj policëve.

Në ndihmë për arrestim ju ka ndalë edhe njësia e reagimit të shpejtë, apo njësia speciale për ballafaqim me të dyshuarin. Gjatë arrestimit janë lënduar 3 policë. Dy janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe njëri ëshjtë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet nga PK-ja.