Tre persona përleshën mes vete në Prizren, të dyshuarit shoqërohen në polici
Mosmarrëveshjet mes njerëzve në shumicën e rasteve eskalojnë dhe përfundojnë me sulme fizike. Ku lëndime trupore pësojnë personat e përfshirë në këto raste. Kështu ka ndodhur një rast në Prizren, ku tre persona të dyshuar janë përleshur mes vete, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të dyshuar janë shoqëruar në Stacionin […]
Mosmarrëveshjet mes njerëzve në shumicën e rasteve eskalojnë dhe përfundojnë me sulme fizike. Ku lëndime trupore pësojnë personat e përfshirë në këto raste.
Kështu ka ndodhur një rast në Prizren, ku tre persona të dyshuar janë përleshur mes vete, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të dyshuar janë shoqëruar në Stacionin Policor pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete, e ku gjatë përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar edhe lëndime trupore për çka edhe iu është ofruar tretman mjekësor.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të tij të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prizren 25.07.2023 – 00:30. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes fizike të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.