Therret një person në Prizren – viktima në rrezik për jetë, i dyshuari në arrati

15.11.2022

Rastet e mosmarrëveshjeve dhe përleshjeve fizike në shumicën e herave përfundojnë edhe me përdorimin e mjeteve të ftohta, e ku fatkeqësisht ka shumë raste kur ato kanë përfunduar tragjikisht. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në lagjen Kurill në Prizren, ku një person është therur me thikë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia […]

Therret një person në Prizren – viktima në rrezik për jetë, i dyshuari në arrati Foto: Ilustrim

Rastet e mosmarrëveshjeve dhe përleshjeve fizike në shumicën e herave përfundojnë edhe me përdorimin e mjeteve të ftohta, e ku fatkeqësisht ka shumë raste kur ato kanë përfunduar tragjikisht.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në lagjen Kurill në Prizren, ku një person është therur me thikë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë bërë të ditur se tashmë është identifikuar personi i dyshuar, i cili ndodhet në arrati, pasi akoma nuk është arrestuar.

Derisa Policia ka nisur kërkimet për ta kapur të njëjtin, viktima po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku do t’i nënshtrohet operacionit, për shkak të plagëve që ka marrë nga goditja me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30, Polica ka marrë informacion se një person është lënduar rëndë me mjet të mprehtë, me thikë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, një patrullë ka shkuar në spital. Viktima është në gjendje të rëndë, lëndimet janë të rënda për shkak se ka humbur gjak, ka pasur plagë në pjesë të qafës”.

Nga Emergjenca kanë bërë me dije viktima ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka humbur shumë gjak. Ai i është nënshtruar intervenimit kirurgjik për shkak të plagëve që ka pësuar nga goditja me thikë në qafë./Sinjali/