Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Prizren

31.07.2023

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit. Nga raportet e policisë bëhet e ditur se në shumicën e këtyre rasteve, viktimat janë fatkeqësisht femra. Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së […]

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Prizren Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Nga raportet e policisë bëhet e ditur se në shumicën e këtyre rasteve, viktimat janë fatkeqësisht femra.

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së dielë në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se të dielën rreth orës 00:20 është arrestuar një person, pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren, 30.07.2023 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari  kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.