Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prizren, arrestohet i dyshuari

09.08.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima femër shqiptare, e mitur shtetase e Republikës së Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 7 gusht rreth orës 19:30 në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren. Palët janë intervistuar dhe me vendim të […]

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prizren, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima femër shqiptare, e mitur shtetase e Republikës së Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 7 gusht rreth orës 19:30 në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“SULM SEKSUAL / Rr. Rexhep Kabashi, Prizren 07.08.2022 – 19:30. Viktima femër shqiptare, e mitur shtetase e R. Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.