Sulmohen tre policë në Prizren pasi intervenuan në një dhunë në familje

11.10.2022

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar se tre zyrtar policor deri sa kanë shkuar për të intervenuar në një rast dhunë në familje janë sulmuar dhe kanë marr ndihmë mjekësore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje […]

Sulmohen tre policë në Prizren pasi intervenuan në një dhunë në familje Foto: Ilustrim

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar se tre zyrtar policor deri sa kanë shkuar për të intervenuar në një rast dhunë në familje janë sulmuar dhe kanë marr ndihmë mjekësore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 22:03 në Prizren.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“VRASJE NË TENTATIVË / Prizren, 10.10.2022 – 22:03. Është raportuar se tre zyrtar policor deri sa kanë shkuar për të intervenuar në një rast dhunë në familje janë sulmuar dhe kanë marr ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e PK-së.