Sulmohen me thikë dy persona në Prizren, të dyshuarit ende në arrati

26.06.2023

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë. Policia e Prizrenit ka njoftuar se të dielën rreth orës 23:20, disa persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht me thikë dy meshkuj, raporton SuharekaOnline. Bazuar në raportin e policisë bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime […]

Sulmohen me thikë dy persona në Prizren, të dyshuarit ende në arrati Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se të dielën rreth orës 23:20, disa persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht me thikë dy meshkuj, raporton SuharekaOnline.

Bazuar në raportin e policisë bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe se njëri ngata është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Personat e dyshuar për këtë vepër janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden ende në arrati.

Policia e Kosovës në Prizren njofton se rasti në fjalë është duke u hetuar.

Prizren 25.06.2023-23:20.  Raportohet se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Njëri prej viktimave është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.  Rasti nën hetime nga njësitë relevante policore.” thuhet në njoftimin e policisë.