Suharekë, i doli në pritë ish-gruas e tentoi ta fus me dhunë në veturë, arrestohet i dyshuari

27.09.2022

Një rast i mozbatimit të urdhërit mbrojtës është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij. I dyshuari është […]

Suharekë, i doli në pritë ish-gruas e tentoi ta fus me dhunë në veturë, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Një rast i mozbatimit të urdhërit mbrojtës është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.

I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës  dhe  të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e së dielës rreth orës 09:30 në Suharekë.

Ndërkaq, përmes një raporti shtesë, bëhet e ditur se lidhur me rastin dje më 26 shtator është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

I njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë: MOS ZBATIM I URDHËRIT MBROJTËs & LËNDIM I LEHTË TRUPOR Suharekë 25.09.2022 – 09:30. Lidhur me rastin me 26.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me  vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.