Suharekë, deponoi në bankë 900€ të falsifikuara, i dyshuari thotë se ka edhe 3500€ të tilla

22.09.2022

Një rast i paras së falsifikuar ishte raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private, ka raportuar se janë deponuar tetëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim. Nga ajo kohë […]

Suharekë, deponoi në bankë 900€ të falsifikuara, i dyshuari thotë se ka edhe 3500€ të tilla Foto: Ilustrim

Një rast i paras së falsifikuar ishte raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private, ka raportuar se janë deponuar tetëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim.

Nga ajo kohë policia kishte nisur hetimet intensive, ku edhe arritën që të identifikojnë të dyshuarin.

Ndërkaq, lidhur me këtë përmes një raporti shtesë, PK-ja ka njoftuar se dje më 21 shtator i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe tre mijë e pesëqind euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Raport shtesë: MONEDHË E FALSIFIKUAR / Rr. Brigada 123, Suharekë 11.09.2022 – 21:45. Në lidhje me rastin më 21.09.2022 i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe tre mijë e pesëqind euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.