Suharekë, deponoi në bankë para të falsifikuara, policia nis hetimet

20.09.2022

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private, ka raportuar se janë deponuar tetëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës […]

Suharekë, deponoi në bankë para të falsifikuara, policia nis hetimet Foto: SuharekaOnline

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private, ka raportuar se janë deponuar tetëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:20 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Po ashtu, nga PK-ja kanë bërë të ditur se kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË / Rr. Brigada 123, Suharekë 19.06.2022 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private, ka raportuar se janë deponuar tetëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.