Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt ndërpritet për shkak të problemeve teknike, vazhdon më 12 dhjetor

24.11.2025

Pas problemeve teknike, gjyqtarja Fatime Dërmaku ka propozuar qe të ndërpritet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 dhjetor.

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt ndërpritet për shkak të problemeve teknike, vazhdon më 12 dhjetor Foto: Ilustrim

Ne shqyrtimin gjyqësor, ku ishte paraparë shfaqja e sekuencave nga shtëpia e Naim Murselit, për shkak të materialeve të shumta, nuk kanë arritur që të njëjtat të transmetohen para trupit gjykues.

“Trupi gjykues e sheh të arsyeshme të ju jap kohën e nevojshme që t’i bartni sekuencat, përndryshe në këtë formë nuk ka mundësi kështu se folldera ka shumë. Nëse je e gatshme, nëse jo shkojmë me datën 12”, ka thënë gjyqtarja Fatime Dërmaku.

Me këtë propozim është pajtuar prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila tha se nuk është bërë selektim i pamjeve, me qëllim që të mos nxiten dyshime për fshehje nga ana e palës mbrojtëse.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More