Rrahu gruan e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi

21.07.2023

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Prizren, ku një burrë […]

Rrahu gruan e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, një njësi policore ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”./GazetaSinjali/