Rrahu familjarin e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi

25.07.2023

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovë dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit. Nga raportet e policisë në shumicën e rasteve fatkeqësisht viktimat janë femra, por ka edhe të tilla kur edhe meshkujt janë viktima. Një rast i dhunës në familje […]

Rrahu familjarin e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovë dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Nga raportet e policisë në shumicën e rasteve fatkeqësisht viktimat janë femra, por ka edhe të tilla kur edhe meshkujt janë viktima.

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren njofton se dje rreth orës 14:00 është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas një zënke që kishte pasur me një familjar e ka sulmuar atë fizikisht.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.