Rrahje në Prizren, lëndohet një person
Dy persona në Prizren janë përfshirë në një rrahje. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dy persona mbëmë rreth orës 23:54 rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që kishin, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se personi i cili u sulmua ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari i cili […]
Dy persona në Prizren janë përfshirë në një rrahje.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dy persona mbëmë rreth orës 23:54 rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që kishin, raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se personi i cili u sulmua ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari i cili ishte i panjohur për të.
Policia bën të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe se rasti në fjal është duke u hetuar.
“Prizren 19.06.2023-23:54 Lëndime të lehta ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i pa njohur për të. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti në procedure hetimore.” thuhet në raportin e policisë.