Rahovec, një grua raporton dhunë nga vjehrri, rasti përfundon me procedurë të rregullt
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rahovec.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit zyrtar, rreth orës 19:40 është raportuar se një grua kosovare ka pësuar dhunë fizike nga vjehrri i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe më pas është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj. Ajo nuk ka pranuar të kërkojë urdhër mbrojtës.
I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.