Punëtorin në Prizren e zë dheu teksa groposte në një kanal, dërgohet me urgjencë në spital

16.06.2022

Emergjenca kanë bërë të ditur se në këtë qendër është duke u trajtuar një person, i cili ka pësuar frakturë, derisa ishte duke groposur në një kanal. Punëtorin e kishte zënë dheu teksa punonte dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda. Policia është njoftuar për rastin nga spitali, ndërkohë që patrulla policore ka marrë […]

Punëtorin në Prizren e zë dheu teksa groposte në një kanal, dërgohet me urgjencë në spital Foto: Ilustrim

Emergjenca kanë bërë të ditur se në këtë qendër është duke u trajtuar një person, i cili ka pësuar frakturë, derisa ishte duke groposur në një kanal. Punëtorin e kishte zënë dheu teksa punonte dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda.

Policia është njoftuar për rastin nga spitali, ndërkohë që patrulla policore ka marrë një deklaratë nga viktima.

Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “lëndim i rëndë trupor”.

LËNDIM I RËNDË TRUPORË / Prizren 15.06.2022 – 15:30. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi që derisa ishte duke punuar në hapjen e një kanali, kishte ardhë deri te rrëshqitja e dheut me që rast viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.