Prokuroria e Prizrenit ngrit 16 aktakuza kundër 19 personave dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

29.07.2022

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 16 aktakuza kundër 19 personave dhe kërkon paraburgimin e një tjetri Foto: Ilustrim

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Shantazhi” dhe “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) pesoni për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.