Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar, kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 10 aktakuza

29.06.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedhjetë (110) aktakuza kundër njëqindetridhjetë (130) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesë për caktimin e paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar, kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 10 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedhjetë (110) aktakuza kundër njëqindetridhjetë (130) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesë për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve për  veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.